Connect with us

Lajme

Osmani: Nëse jo më 14 dhjetor, ka mundësi që edhe më 31 dhjetor të nisim negociatat

Publikuar

më

Nëse jo më 14 dhjetor, ka mundësi që më 31 dhjetor të thirret mbledhje e e ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian dhe që atë ditë të miratohet dhe mbahet konferenca ndërqeveritare, ka sqaruar ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Ka shtuar se kjo mund të ndodh nëse kryesimi slloven merr sinjal nga Bullgaria se do të tërheqë veton, në të kundërtën, siç tha Osmani, nëse nuk ndodh kjo, frika e tij është se nëse kontesti Shkup – Sofje kalon në konflikt të ngrirë, vendi mund të mbetet i izoluar.

“Të gjithë janë të vetëdijshëm se sa është i rëndësishëm 14 dhjetori, por jo vetëm 14 dhjetori, sepse edhe më 31 dhjetor kryesimi slloven mund, nëse merr sinjal nga Bullgaria se tërheq veton, madje më 30 dhjetor ministri slloven për Punë të Jashtme mund të thërrasë mbledhje online të ministrave dhe të miratojë dhe në të njëjtën ditë të mbahet konferenca ndërqeveritare. Është e rëndësishme që t’i mbajmë afatet e shkurta. Frika ime është që nëse ky kontest kalon në konflikt të ngrirë, Maqedonia e Veriut do të mbetet e izoluar në perspektivat evropiane”, deklaroi Osmani në Televizionin “Sitel”, transmeton TV21.

Sheh shpresa në formimin e Qeverisë së re në Bullgari, pasi sipas tij atëherë krijohen mundësi që të bisedohet mes dy qeverish stabile.

Shpresë sheh edhe në angazhimin e Francës për gjetjen e zgjidhjes.

“Shihet një proaktivitet i madh. Në kushte kur Gjermania tërë periudhën ishte në linjën e parë që të zhbllokojë procesin, tani e kemi Francën më shumë se kurdo herë”, tha Osmani.

Maqedoni22 minutes ago

BDI i jep “ultimatum” politikës në Kosovë: UÇK-ja mbi partitë, pushtetin dhe pazaret e ditës

Lajme31 minutes ago

Drejtori i Shëndetit Publik, Shaqir Zulbeari, dhuron 10 vendime pune për 9 muaj: “Vazhdojmë për më shumë, në vijim”

Lajme36 minutes ago

Jakup Huseini me ministrin Albrim Hoxha takojnë fermerët në Çellopek dhe Gurguricë: Mbështetje për zhvillimin e bujqësisë

Shqipëri52 minutes ago

PDK i thotë “jo” propozimit të Kurtit, Hoxhaj për “Real Story”: Është gjuhë shantazhi dhe propozim jo serioz, nuk i nënshtrohemi!

Kosovë57 minutes ago

BDI reagon për zhvillimet politike në Kosovë: Vlerat e UÇK-së mbi çdo interes tjetër

Lajme1 hour ago

Kurti propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Maqedoni1 hour ago

Thirrja për sulm ndaj EULEX-it i kushton shtrenjtë tetovarit – 3,600 euro gjobë dhe dëbim

Kosovë2 hours ago

Ish-kandidati i VV-së për asamble e quan “veteran të Serbisë” invalidin e luftës së UÇK-së, i cili përfundoi mbrëmë me qepje në kokë

Kosovë2 hours ago

Kurti mban sonte sërish konferencë

Maqedoni2 hours ago

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për 4 vrasje në Kumanovë: Në qendër të akuzës edhe nekrofilia

Shqipëri3 hours ago

Vdekja e 28-vjeçares në laboratorin e Siberisë, reagon Sekretari amerikan i Shtetit: Rusia të japë informacion mbi rastin!

Kosovë4 hours ago

Kurti kërkoi respektim të rregullit 72-orësh, Hamza: E pa saktë juridikisht, ne kemi kërkuar shmangie të procedurës

NA NDIQ NË FACEBOOK