Connect with us

Lajme

Omer Ajdini: Nuk më frikëson presioni që më bën regjimi LSDM-BDI përmes policisë (VIDEO)

Publikuar

Kryetari i Forumit rinor të Aleancës për Shqiptarët, Omer Ajdini më 20 dhjetor 2021 realizoi aktivitet para Ministrisë së Drejtësisë. Duke hedhur ngjyrë të kuqe në hyrjen e këtij institucioni, ai në emër të partisë opozitare Aleanca për Shqiptarët simbolikisht derdhi gjakun e atyre që kanë pësuar nga rastet gjyqësore. Por, për këtë aktivitet, Ajdini është ftuar që sot në ora 19:00 të paraqitet në Stacionin policor në Beko. Ajdini në një deklaratë për gazetën Lajm, thirrjen në bisedë informative nga ana e organeve policore, e cilëson si presion nga ana e pushtetit, siç thotë ai për të heshtur zërin kundër padrejtësive që po ju bëhen shqiptarëve.

“Nuk ka regjim që ka funksionuar ndryshe, të gjitha regjimet funksionojnë kështu. Ata bëjnë padrejtësi, bëjnë korrupsion dhe pastaj ngrihen në këmbë që ti heshtin dhe të frikësojnë çdo kënd i cili proteston ose flet kundër atyre padrejtësive. Kështu ka funksionuar regjimi i Millosheviqit, kështu ka funksionuar regjimi Gruevski-BDI dikur, sot kështu po funksionon regjimi LSDM-BDI. Unë në fakt nuk edi për çka më kanë ftuar atje, por supozoj që duhet të jetë për protestën tonë paqësore, demokratike që e bëmë para Ministrisë së Drejtësisë javën e kaluar. Ku protestuam në formë simbolike kundër lirimit të Boban Iliçit, kundër lirimit të kriminelëve të cilët janë kërcënim për fëmijët tanë. Supozoj që biseda informative duhet të jetë për aktin e protestës, i cili dukshëm dha rezultatet e tij pozitive, sepse tërheqja e kërkesës për falje të atyre kriminelëve tregoi se ne kemi pasur të drejtë, që ne kemi qenë në anën e drejtësisë. Unë mendoj që kjo është tentativë për ta frikësur, për ta shantazhuar rininë shqiptare këtu tek ne, që mos të ngrihet në këmbë kundër padrejtësive që po na bëhen për çdo ditë, pra përmes meje ti frikësojnë të gjithë. Por duhet ta dinë që rinia shqiptare këtu asnjëherë nuk ju ka frikësur shtetit dhe asnjëherë nuk do të ju frikësohet regjimeve si ato të kaluarat ashtu edhe ata të tanishmet”, tha Omer Ajdini, kryetar FRASH./Gazeta LAJM

Maqedoni9 minutes ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni12 minutes ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri43 minutes ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme2 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme2 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni3 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota4 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme4 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni4 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

Maqedoni4 hours ago

Pjesa II e autostradës Shkup-Bllacë do të zgjasë 4 vite

Bota4 hours ago

E zënë poshtë ndërtesës së shembur për 32 orë, si arriti të mbijetojë 12-vjeçarja në Venezuelë vetëm me një shishe ketchup dhe pak djathë

Maqedoni4 hours ago

MPB: Mbi 130 mijë shkelje të regjistruara, shoferët me targa të huaja së shpejti do të marrin gjobat

NA NDIQ NË FACEBOOK