Connect with us

Lajme

Nis projekti “Shkupi 24 orë në shërbim të qytetarëve”

Publikuar

Qyteti i Shkupit prej sot ka vënë në funksion adresën elektronike për komunikim me qytetarët  [email protected]. Nga Qyteti i Shkupit thonë se ky projekt paraqet hap drejt udhëheqjes transparente të komunës.

Nga Qyteti i Shkupit informojnë se në këtë adresë elektronike qytetarët do të mund të lajmërojnë problemet, ndërsa administrata e qytetit do të jetë në të dispozicion të përgjigjet në kërkesat e qytetarëve.

“Për momentin po kryhen përgatitjet e fundit për vënien në funksion edhe të Zyrës për komunikim me qytetarët e cila do të jetë e hapur 24 orë për nevojat e tyre, ndërsa i gjithë procesi do të zhvillohet në etapa në tre javët e ardhshme”, thonë nga Shërbimi për Shtyp pranë Qytetit të Shkupit.

Ata theksojnë se Qyteti i Shkupit do të transformohet në qytet me digjitalizim të plotë të administratës, ndërsa shërbimet publike siç theksojnë, do të jenë të shpejta, efikase dhe transparente.

NA NDIQ NË FACEBOOK