Shqipëri
Nga “miqësia” me Artan Santon te historia me Tahirin/ Çfarë dinë Shqipëtarët për Grida Dumën

Në rrugëtimin e saj, Grida ka vërtetë suksese të mëdha, që duhet patjetër t’ua mësojë të rinjve që të ecin në këtë rrugë. Por, si është “stërvitur” Grida Duma dhe kush janë sukseset e mëdha të saj, që të rinjtë me patjetër duhet t’i dinë dhe t’i mësojnë?
Një ndër “arritjet” më të mëdha të Grida Dumës, është miqësia me bankierin e ndjerë Artan Santo. Për të cilën nuk ka folur kurrë, megjithse ditën e vrasjes së bankierit të ndjerë u dorëzua në zyrën e Saimir Tahirit, pas ndërhyrjes tek Rama nga Henri Cili dhe shoqërimit nga Niko Peleshi.
Kujtojmë këtu se disa kohë më parë, u publikua një foto të një mbledhje të stafit të një universiteti privat, por që nuk kuptohet pjesëmarrja e Santos në krah të Grida Dumës.
Asgjë nuk do të ishte problematike nëse Grida Duma do të sqaronte pozicionin e saj, jo vetëm në lidhje me atë ngjarje, pra vrasjen e Santos, por edhe për disa foto të cilat ngrinin dyshime për miqësinë Duma-Santo.
Në atë kohë mediat raportuan se telefonata e fundit e Artan Santos sipas burimeve të prokurorisë kishte qënë Grida Duma. Madje ka qarkulluar edhe një detaj tjetër. Pas vrasjes së Artan Santos, çuditërisht Grida Duma ishte dorëzuar në zyrën e Saimir Tahirit.
Pse Grida nuk foli as për lidhjen dhe pazaret me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, kërcënimin e këtij të fundit live, por edh dicka që nga palët mbahet e fshehtë, takimi disa orësh në zyrën e Tahirit?
Kujtojmë këtu se gjatë një emisionit Opinion në TV Klan pak kohë më parë, mjaftoi një fjali e Saimir Tahirit, që të heshtë Duma. “E di Grida sa mirë e kam bërë unë detyrën”-ishte fjala e Tahirit.

Një tjetër “sukses” i padiskutueshëm i Grida Dumës janë edhe zgjedhjet për Bashkinë e Durrësit, ku Grida Duma humbi me rreth 14 mijë vota.
Po ashtu përmendim edhe dyshimet e ngritura në media se personazhi G.D e video-skandalit erotik të Ervin Salianjit, është Grida Duma. Disa mediajanë të bindura dhe sjellindhjetra argumenta se në video skandalin erotik Salianji -G.D. personazhi i panjohur është thjesht dhe vetëm Grida Duma.
Përveç politikës dhe lidhjeve “miqësore” të ngushta me emra të njohur, siç i përmendem më sipër, Grida Duma ka karrierë të shkëlqyer në biznes ndërtimi që në rininë e saj, ku ortaku i saj përfundon si mashtrues, për shitjen dy herë të apartamenteve.
Por, kjo sërish “arritje” mund të quhet për deputeten e Lulit. Ashtu siç shprehet edhe vetë Grida në postimin e saj “Nuk mjafton thjesht të bësh disa gjëra mirë, dhe “do gjesh” mirë; në realitetin tonë të shumtë janë njerëzit që shumë gjëra i bëjnë mirë, por nuk ia dalin mbanë në fund.” Ndërsa në kohën që mbante detyrën e zv.ministres së Integrimit, një “sukses” ishte bllokimi i llogarive të saj bankare, për shkak të detyrimeve tëndryshme ligjore, ato borxhe dikush i zgjidhi?!
Në Partinë Demokratike hyri nga dera gjoja si Berishiane dhe më pas u keqpërdor nga gruaja dhe kunati i Bashës, ndërsa tani u ka kthyer kurrizin, e po del nga dritarja për shkak të përplasjeve me familjen. Dikush do dasëm e moral nga familja kuptohet.
Në politikë edhe si deputete nuk është e zgjedhur, por e vendosi Basha në listë, pra ska garuar kurrë në jetë, njëherë e bëri në Durrës dhe iku me turp. Tani sharmit të saj i ka ngelur vetëm dështimet në politikë, por edhe skandalet me dritë-hije të nxehta.
Por, e rëndësishme sipas Grida Dumës është “Të stërvitësh zakonet, të stërvisësh forcën, të bëhesh i domosdoshëm; “mos të kenë çfarë të bëjnë pa ty”; kjo është çështja.”
Grida rrëfeu shumë për “suksesin” e saj, por miqësinë me Artan Santon dhe Salianjin nuk i tregoi. As si e vuri Luli në listë dhe pse Berisha i ka kthyer kurizin, as mesazhin e Saimir Tahirit, nuk i tregoi. Po që është ushtare e Soros pse nuk e tha tek të rinjtë? Këtu jemi dhe do presim.
lajmi marrë nga CNA.al
















