Connect with us

Lajme

Nesër dhe pasnesër shumë ftohtë në RMV! Autoritetet paralajmërojnë temperatura ekstreme

Publikuar

Temperatura të ulëta të mëngjesit priten nesër dhe pasnesër. Në disa vende do të bien edhe nën -10 gradë Celsius.

Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, nesër temperaturat e mëngjesit do të bien në -13 gradë Celsius, ndërsa të enjten deri në -11 gradë Celsius.

Sinoptikët prej nesër deri të premten paralajmërojnë mot të thatë dhe stabil, ku në disa fushëgropa do të ketë mjegull, ndërsa prej të dielën pasdite pritet shi i përkohshëm lokal.

NA NDIQ NË FACEBOOK