Connect with us

Lajme

Në Tetovë arrestohen tre indianë për shkak të hyrjes joligjore në RMV

Publikuar

Policia dje në Tetovë ka arrestuar tre shtetas të Indisë, të cilët në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në mënyrë joligjore.

Siç njofton MPB, ata janë kapur në bulevardin “Vidoe Smilevski – Bato”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Rreth orës 13:30 në Tetovë, zyrtarët policorë kanë arrestuar P.V (26), B.E (37) dhe T.V (22) nga India, për shkak të hyrjes joligjore në vend. Të tre shtetasit e Indisë janë dërguar në stacionin policor për kalime kufitare ‘Tabanoc’”, informoi zëdhënësi Marjan Josifoski.

Ndaj të tre shtetasve indian, do të ketë procedurë për riatdhesim në shtetin e tyre.

NA NDIQ NË FACEBOOK