Connect with us

Lajme

Në katër muajt e fundit, shumica e të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19 janë të pavaksinuar

Publikuar

Të pavaksinuar janë 69 për qind e rasteve pozitive më Kovid-19 dhe 79 për qind e të vdekurve

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në periudhën prej 6 gushtit deri dje, në territorin e vendit 60.772 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Prej tyre, 31 për qind tërësisht të vaksinuar, përkatësisht 19.025 persona.

Sipas statistikës, 41.747 qytetarë, përkatësisht 69 për qind e rasteve pozitive me Covid-19 janë persona të pavaksinuar.

“Vdekshmëria tek të pavaksinuarit është në mënyrë drastike më e madhe .Në periudhë prej 6 gushtit e deri dje, nga numri i përgjithshëm i të vdekurve me Covid-19, 79 për qind ishin të pavaksinuar, ndërsa 21 për qind kishin marrë vaksina. Sipas analizave, të vdekurit kanë pasur sëmundje të kombinuara kronike”, thonë mes tjerash nga Ministria e Shëndetësisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK