Lajme
Ndalesë për qarkullim të kamionëve në Strazhë

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, në rrugën Kërçovë – Ohër, sot në mëngjes, në ora 04:30 është vendosur ndalesë për qarkullim të veturave transportuese, njoftojnë nga Lidhja Automote e Maqedonisë.
Nga LAMM më tej shtojnë se ndalesë për qarkullim të veturave, prej orës 02:40 ka në rrugën Gostivar – Kërçovë nëpërmjet kalimit malor Strazhë.
Për automjetet e tjera është e obligueshme posedimi i pajisjeve dimërore./TV21

















