Lajme
Ndalesë për lëvizje të kamionëve në disa akse rrugore

Për shkak të reshjeve të borës, sot është vendosur ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda në disa vende në shtet.
Nga LAMM njoftojnë se ndalesa për lëvizjen e automjeteve të rënda motorike ka në rrugët: Gostivar – Kërçovë nëpër qafën malore Strazhë, Mavrovë – Zhirovnicë, Kërçovë – Ohër nëpër kalimin malor Presekë, dhe nga Struga drejt pikës kufitare Qafë Thanë.
Në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit ndalesa vlen për automjetet e rënda transportuese, kamionë dhe autobusë. Për llojet e tjera të automjeteve, është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve dimërore në këto rrugë.
Nga ora 12:25, siç informojnë nga LAMM, është hequr ndalesa qarkullimit të mjeteve të rënda motorike në rrugën Manastir – Resnjë përmes qafës malore Gjavatë
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
















