Connect with us

Lajme

MPB, DAP-i dhe inspektorët sërish në aksion: Arrestohen 13 persona!

Publikuar

më

Më 11/12.12.2021 gjatë periudhës prej orës 23.30 deri në ora 02.30 është kryer kontroll nga ana e policëve të Stacionit Policor Manastir dhe policëve të Sektorit të Punëve të Brendshme Manastir, në koordinim me Drejtorinë për të Ardhura Publike dhe Inspektorati Shtetëror të Tregut në dy objekte hotelerike në Manastir.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë kontrollit në një objekt hotelerik në rrugën “Shirok sokak”, është gjetur marihuanë, dy pako me pluhur droge dhe tri kapsula.

Është paraburgosur një person për konfirmim të identitetit, kurse janë arrestuar 8 persona në bazë të nenit 2015 të Kodit Penal (prodhim i autorizuar dhe lëshim në shitje të lëndëve narkotike, substancave psikotrope), transmeton TV21.

Nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut është konstatuar parregullsi edhe në praninë e pesë personave pa certifikatë të vaksinës anti-Kovid dhe për këtë do të vijojnë parashtresa përkatëse.

Në një objekt në rrugën “Partizani”, është konstatuar shkelje në bazë të nenit 4 (grindje, bërtitma dhe sjellje arrogante) dhe nenit 6 (dëmtim në gjendje të dehur) nga Ligji për shkelje të rendit dhe qetësisë publike, pas çfarë janë arrestuar tre persona.

Është arrestuar edhe një person në bazë të nenit 382 të Kodit Penal (pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës), kurse nga Inspektorati Shtetëror i Tregut është konstatuar prani e një personi pa certifikatë për vaksinë anti-Kovid dhe një personi me certifikatë të rrejshme./TV21

Maqedoni10 minutes ago

Alarm në Shkup: Zbulohen baktere në ujin e “Tašino Çesmiçe”, qytetarëve u bëhet thirrje të mos e konsumojnë!

Maqedoni18 minutes ago

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

Kosovë45 minutes ago

Prishtina drejt acarit ekstrem, ja kur temperaturat pritet të zbresin deri në -21°C

Lajme47 minutes ago

Rrahja e dy punonjësve të Higjienës Komunale, reagon zv ministri i Brendshëm, Astrit Iseni

Lajme1 hour ago

MPB: 13 shkelje të rendit dhe qetësisë publike gjatë festimit të Ditës së Flamurit Shqiptar, tre persona privohen nga liria

Lajme1 hour ago

15 “Komitë” sulmojn dy punonjës shqiptarë të higjienës natën e 28 Nëntorit në Shkup

Shqipëri1 hour ago

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e protestës së 29 Nëntorit: Deri tani 12 të lënduar, 6 te Trauma, mes tyre edhe efektivë!

Lajme2 hours ago

Haradinaj kujton 14-vjetorin e shpalljes së pafajësisë në Hagë: Liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja!

Lajme3 hours ago

Imer Selmani: Provimi i jurisprudencës dhe licencat në shqip avancojnë përdorimin e shqipes në institucione

Maqedoni4 hours ago

Uji në Strugë shtrenjtohet deri në 5 denarë për metër kub, ndërsa kufizimet gjatë natës vazhdojnë

Shqipëri4 hours ago

Protesta e 28 Nëntorit, Avokati i Popullit kërkon ruajtjen e pamjeve filmike dhe komunikimeve në radio të policisë

Kosovë5 hours ago

Pas reshjeve të borës, ministri Basha u bën thirrje shoferëve: Shmangni udhëtimet e panevojshme!

NA NDIQ NË FACEBOOK