Connect with us

Lajme

Ministria Ekonomisë ndau 1 milion euro për të ndihmuar amvisëritë nga rritja e rrymës elektrike – skema e ndihmës!

Publikuar

Në seancën e sotme të Qeverisë me propozim të Ministrisë së Ekonomisë është miratuar Programi për mbrojtjen e konsumatorëve të rrezikuar nga energjia elektrike për vitin 2022.

Me këtë program, parashihet që Ministria e Ekonomisë të vendos ndihmë financiare për kategoritë më të rrezikuara për personat me të ardhura të ulëta të cilët nuk janë pranues të ndihmës së Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Kjo parasheh që ndihma që ndahet nga Qeveria për amvisëri të caktuara, të ndara në 5 kategori, do të minusohet në faturën e rrymës elektrike nga ana e shpërndarësit të rrymës.

Me program janë paraparë 60 milionë denarë, gjegjësisht afër 1 milion euro mbështetje financiare që do t’u jepet personave të kategorive të ndryshme.

  • Për personat që janë vetëm deri në pagë minimale,
  • Për amvisëri me dy anëtarë deri në 18 mijë denarë
  • Për amvisëri me tre anëtarë deri në 21 mijë denarë
  • Për amvisëri me katër anëtarë deri në 25 mijë denarë dhe
  • Për amvisëri me pesë anëtarë deri në 30 mijë denarë.

“Të gjithë personat me të ardhura të ulëta në tre kategoritë e para do të marrin mbështetje financiare në vlerë prej 600 denarësh në muaj, ndërsa personat në dy kategoritë e fundit do të marrin mbështetje të drejtpërdrejt nga ana e Ministrisë së Ekonomisë në vlerë prej 800 denarësh në muaj duke e llogaritur ditën e parashtrimit të kërkesës”, njoftoi Bekteshi, transmeton TV21.

Sa i takon vlerës prej 60 milionë denarëve, Bekteshi njoftoi se ajo do të shpërndahet siç vijon më poshtë:

  • nga 10% për tre kategoritë e para
  • 50% për kategorinë e katër
  • 20% për kategorinë e pestë

“Në bazë të kësaj vlerësohet se mbi 7500 amvisëri do të realizojnë të drejtën e mbështetjes financiare në kohëzgjatje prej 12 muajsh apo për vitin 2022”, sqaroi më tej Bekteshi, transmeton TV21.

Thirrja publike do të shpallet që në muajin janar të vitit 2022 kurse parimi ndarjes së ndihmës do të bëhet në bazë të të ardhurave të ulëta në çdo kategori.