Connect with us

Sport

Mbyllet me barazim super derbi mes Shkupit dhe Shkëndijës

Published

on

Mes incidentesh të vogla të cilat dërguan dy herë të ndërpritet loja, është mbyllur me barazim ndeshja mes Shkupit dhe Shkëndijës.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin e Çairit, bëri që tifogrupi Shfercerat të ndjejnë rahatinë me çka shpërthyen duke shkaktuar edhe incidente, raporton TV21.

Ndërprerja e parë erdhi si rezultat i lëshimit të mjeteve piroteknike, të cilat bënë që stadiumi të mbushet i tëri me tym. Kurse ndërprerja e dytë erdhi nga hedhja e mjeteve të forta në fushën e lojës – kanaçe dhe shishe plastike.

Pas kësaj, ndërhynë edhe forcat speciale, të cilat përcollën futbollistët e Shkëndijës gjatë daljes.

Lideri i tabelës dhe kampioni aktual, përkatësisht KF Shkupi dhe KF Shkëndija e përmbyllën këtë ndeshje me rezultat 1-1./TV21

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com