Connect with us

Lajme

Mbetet ndalesa për kamionë në aksin Tetovë – Kodra e Diellit

Publikuar

Akoma është në fuqi ndalesa për komunikacion për automjete të rënda transportuese në aksin rrugor Tetovë – Kodra Diellit, që ishte vendosur pardje në orën 22, ndërsa për llojet e tjera të automjeteve është i obligueshëm përdorimi i pajisjes dimërore.

Siç informon Lidhja Automoto e Maqedonisë komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë vende-vende të lagështa.

Nga LAMM paralajmërojnë se në disa akse të caktuara të cilat kalojnë nëpër grykat është e mundur paraqitja e rrëshqitjeve më të vogla.

Përkujtojnë edhe në obligimin ligjor për posedimin e obligueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pavarësisht gjendjes momentale të motit.

NA NDIQ NË FACEBOOK