Connect with us

Lajme

Masat shtrënguese – Komiteti Teknik merr vendimin/ Çfarë ndodh natën e ndërrimit të viteve

Publikuar

Komitetit Teknik i Ekspertëve për parandalimin e përhapjes së Covid ka vendosur të mos ndryshojë masat në fuqi për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Mira Rakacolli, drejtuese e komitetit, njoftoi se përjashtim do të ketë natën e ndërrimit të viteve, kur do të hiqet orari policor.

Ajo kujtoi se nga 4 Janari hyjnë në fuqi masat e reja të kumtuara nga komiteti në fillim të muajin Dhjetor: Të gjithë punonjësve të administratës publike, qendrave tregtare dhe supermarketeve do tu kërkohet certifikata e vaksinimit, ose test PCR negativ çdo 5 ditë, për të hyrë në ambientet e punës.

Ndërkohë, mbeten në fuqi masat e marra më herët:

  • Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00.
  • Vijon që qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:
  • Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.
  • Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenic brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.
  • Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
  • Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në pikën 2, bëhet për fëmijët deri në moshën 6 vjeç.
  • Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetë izolohen për një periudhë 10 ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
  • Vijon që në strukturën e aeroporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, të cilët duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës ashtu sic është rekomanduar sipas protokollit të ndryshuar.
  • Vijon të mbetet në fuqi që në të gjithë institucionet shëndetësore, moslejimi i hyrjes së familjarëve për personat që janë të shtruar.
  • Vijon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj, e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.
  • Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve.

Gjatë mbledhjes së komitetit, u njoftua prania e variantit “Omicron” në vend, si dhe u bë apel për respektimin e masave dhe vaksinim.

NA NDIQ NË FACEBOOK