Connect with us

Lajme

Maqedonia e Veriut nga Kosova synon të blejë 3 milionë tonelata thëngjill, konfirmon Bekteshi

Publikuar

Maqedonia e Veriut synon të blejë 3 milionë tonelata thëngjill nga Kosova.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i cili tha se për dy javë presin përgjigje nga pala e Kosovës për atë se sa sasi thëngjilli mund të sigurojnë dhe cili do të jetë çmimi.

Sërish, Bekteshi është i bindur që çmimi do të jetë shumë më i ulët se sa çmimi i thëngjillit të cilin e importon Maqedonia e Veriut për momentin.

“Ne tashmë kemi dorëzuar Memorandum për bashkëpunim dhe kornizë sa i takon parametrave që na duhen ne për të funksionuar elektranat tona, përkatësisht në cilësinë e thëngjillit që duhet të importohet nga Kosova. Pres që në tre muajt e ardhshëm të arrijmë marrëveshje për 5 vitet e ardhshme, me qëllim që të kemi ulje të prodhimit të energjisë elektrike nga kompanitë tona, dhe nga ana tjetër të thellojmë bashkëpunimin me Republikën e Kosovës”, tha Bekteshi.

Për sa sasi të thëngjillit bëhet fjalë?

“Kërkesa jonë është për 3 milionë tonelata për një vit në 5 vitet e ardhshme. Presim përgjigje nga pala e Kosovës në dy javët e ardhshme që të na tregojnë se sa sasi të thëngjillit mund të gërryejnë”, tha më tej Bekteshi në një prononcim për TV “Tellma”, përcjell TV21.

Bekteshi shprehet optimist se me këtë sasi të thëngjillit do të mund të përmbushen kapacitetet energjetike si të amvisërive, edhe të kompanive energjetike.

NA NDIQ NË FACEBOOK