Lajme
Maqedonia e Veriut ka qenë lider në rajon për ndihmën ndaj sektorit privat, tha Bekteshi

Me ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë, a pritet edhe ndihmë shtesë ndaj sektorit privat?
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi duke u përgjigjur në këtë pyetje, vlerësoi se Maqedonia e Veriut duke miratuar dhe zbatuar 6 pakot ekonomike anti-Kovid, ka qenë lider në rajon për sa i takon ndihmës ndaj sektorit privat gjatë pandemisë.
“Duhet të dal nga modestia sa i përket masave ekonomike – pakove të cilat kanë të bëjnë me ndihmë të drejtpërdrejtë për sektorin privat. Lirisht mund të them se Maqedonia e Veriut ka qenë lider, në veçanti në rajon, pasi ka realizuar mbi 6 pako ekonomike në kohë të krizës shëndetësore. Për momentin jemi duke vepruar në krizë energjetike dhe siç deri më tani kemi bërë, me siguri do të veprojmë edhe në të ardhmen”, tha Bekteshi, transmeton TV21.
















