Shqipëri
Lulzim Basha sjell njerëz të armatosur në PD për të mbrojtur postin

Sali Berisha teksa po shkonte në selinë e FRPD tha se janë vendosur persona të armatosur aty dhe për këtë arsye ai doli nga selia e PD.
“Janë futur banda të armatosura në selinë e PD. Ata që e kanë bërë do të përgjigjen. Demokratët nuk mund të jenë të rrezikuar. Qëndrim kriminal i Bashës. Përgjegjës për çdo akt dhune të banditëve të tij. Demokratët të distancohen nga akte të turpshme që s’ kanë ndodhur kurrë”, tha Berisha.
















