Connect with us

Lajme

Lufta brenda PD/ Ilir Kalemaj: Pala që triumfon, me fitore si e Pirros

Publikuar

më

Foto marrë nga fb i autorit

Për politologun Ilir Kalemaj, çarja në PD është kaq e madhe sa fundi është vetëm krijimi i 2 partive. I ftuar në emisionin “5 pyetjet”, Kalemaj tha se nuk është çudi që në zgjedhjet e ardhshme të kemi 2 subjekte.

“Narrativa ka ndryshuar disa herë. Berisha në fillim doli protestoi ‘besëprerjen’ e Bashës. E dyta, narrativa e tij ka ndryshuar edhe në raport me PD-në. Një herë ka thënë që nuk rikthehem, por do bëj procesin. Herë tjetër ka thënë që s’përjashtoj asnjë detyrë kushtetuese. Herë tjetër ka thënë që ai do jetë kryetari i ri i PD-së. Kemi shkuar në 2 palë që janë të kundërta dhe s’kanë asnjë pikë takimi. Zgjedhjet ardhshme do i shohim si 2 subjekte të ndara. Kujtojmë se partitë e djathta në të gjithë Evropën lindore që lindën pas shembjes së Murit të Berlinit janë zhdukur”, tha Kalemaj.

Politilogu shprehet se nuk sheh asnjë fitues në këtë garë.

“Në ato që ishin në ‘Air Albania’ ka një sërë grupesh. Një pjesë e tyre mendojnë se është gabim ajo që i është bërë Berishës si figurë historike, por jo se e duan të rikthehet. Një pjesë janë ata që duan ta ‘instrumentalizojnë’ Berishën për të arritur qëllimet e tyre politike. Pjesa tjetër janë fanatikë të Berishës. Të gjithë janë anti Basha. Çështja mund të shkojë në gjykatë, por aty mund të zgjasë më vite. Dhe pala që e fiton mund ta ketë fitoren ‘si të Pirros’. Kjo luftë brenda partisë nuk ka për të bërë një palë fituese, të paktën afatshkurtër”, tha ai.

Në lidhje me deklaratët e Berishës për ‘sovranizëm’, Kalemaj shprehet se të flasësh për sovranizmin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rastin më të mirë është të jesh një “idiot i dobishëm”.

“Falë një Presidenti amerikan ne kemi Shqipërinë sot, falë një tjetër presidenti amerikan u çlirua Kosova, fjalë një tjetër presidenti kemi legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës. Këto janë realiteti të pacenueshme mendoj unë. Dhe të flasësh për anti amerikanizëm është shumë e gabuar, s’na bën aspak nder”,  tha ndër të tjera politologu Ilir Kalemaj.

Shqipëri1 hour ago

Von der Leyen nis nga Tirana turin në Ballkan: Zbardhet agjenda e vizitës në katër vendet e rajonit

Lajme2 hours ago

Kurti njofton se është arritur marrëveshja për “Koalicionin Shqiptar” për zgjedhjet në Serbi

Maqedoni3 hours ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri4 hours ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme5 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni6 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri7 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme8 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni9 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri9 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme10 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Kosovë11 hours ago

Albin Kurti njofton: Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

NA NDIQ NË FACEBOOK