Connect with us

Lajme

Lista të hapura dhe një njësi zgjedhore! Për ta avancuar demokracinë në Maqedoni

Publikuar

më

Partitë premtuan, por ende nuk janë dakorduar për një njësi zgjedhore dhe lista të hapura. Me këtë do të avancohej demokracia në Maqedonia, ishte përfundimi nga konferenca përmbyllëse në temë “Ndryshimi dhe plotësimi i Kodit Zgjedhor – lista të hapura”.

“Pikërisht listat e hapura, para së gjithash një njësi zgjedhor është një lloj garancie për demokraci të qëndrueshme. Për një demokraci në të cilën asnjëra prej partive më të mëdha politike nuk do të thotë se e ka dhe nuk do të mund ta ketë pushtetin absolut, gjegjësisht neglizhencën absolute e ndonjëherë edhe papërgjegjësinë. Duhet të kuptojmë një gjë – motra e politikës është kompromisi, dialogu, motra e politikës është negocimi, motra e politikës është se çdo politikan a politikane duhet të kuptojë se në politikë duhet pranuar kërkesat dhe pritjet e palës tjetër”, tha Bojan Kordallov, komunikolog.

Nuk është arritur konsensus mes partive politike për ndryshim të modelit dhe për zbatim të votimit me lista të hapura për këshilltarë në zgjedhje lokale. Ndryshimet e Kodit Zgjedhor i zgjoi partitë më të vogla parlamentare, të cilat nga kabineti i ri qeveritar kërkojnë që kjo çështje të jetë prioritet në programin e saj.

“Nuk është arritur konsensus mes partive politike për ndryshim të modelit dhe për zbatim të votimit me lista të hapura për këshilltarë në zgjedhje lokale. Në të gjitha takimet është biseduar edhe për njësitë zgjedhore dhe për këtë duhej të kishte konsensus të gjerë, koheziv dhe ndërpartiak, i cili kërkonte më shumë kohë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare e cila do të ishte e barabartë për të gjithë“, pohoi Herolind Sakipi, mobilizues i komunitetit.

Këto ditë vërehen lëvizje të reja në drejtim të kësaj teme, mes të tjerash edhe në bisedat me liderin e ri të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, që ishin nxitur nga ana e përfaqësuesve të partnerëve më të vegjël të koalicionit në përbërjen aktuale të Qeverisë.

Kërkesa e përbashkët e përfaqësuesve të RDM-së, Lidhjes Demokrate dhe PLD-së është një njësi zgjedhore, të mos ketë prag zgjedhor, lista të hapura dhe model proporcional. Janë përmendur edhe disa afate, gjegjësisht ndryshimet e Kodit Zgjedhor të cilat janë në procedurë parlamentare, të sillen deri më 15 janar të vitit 2022. Duke pasur parasysh se kërkesat për ndryshim të Kodit Zgjedhor janë në kuadër të pritjeve të tjera të partnerëve qeverisës, për mbështetje të përbërjes së re qeveritare, me sa duket zbatimi i tyre vazhdon të mbetet pikëpyetje. Partnerët e deritanishëm të koalicionit theksojnë se kërkesat e tyre nuk janë kusht që ta japin mbështetje gjatë votimit të Qeverisë së re./TV21

Maqedoni45 minutes ago

BDI dhe VLEN në rënie, liderët shqiptarë humbin terren – 41% e qytetarëve pa orientim partiak!

Shqipëri1 hour ago

Publikohet kënga e re e Shpat Kasapit – Selvija zbulon historinë prekëse që fshihet pas saj

Lajme2 hours ago

Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen

Maqedoni4 hours ago

Babai i tij ishte bari shqiptar, me më pak se një vit shkollë – i biri fitoi Çmimin Nobel në Mjekësi!

Shqipëri4 hours ago

Rovena Ibrahimi rrëfen në Se Luan Topi humbjen e vëllait 42-vjeçar: Nëna na dha forcë edhe në dhimbjen e saj

Lajme5 hours ago

Kallas paralajmëron pas marrëveshjes Trump-Putin: Evropa nuk do ta ulë presionin ndaj Rusisë

Maqedoni6 hours ago

Dy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!

Shqipëri7 hours ago

Ekskluzive në Goca dhe Gra/ Blerina Matraku rrëfen versionin e saj pas videove intime të Adi Hilës: I pagova 10 mijë euro për albumin

Lajme7 hours ago

Dy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!

Lajme8 hours ago

Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër

Lajme8 hours ago

Jakup Huseini dhe Izet Mexhiti takojnë banorët e Çellopekut: Çdo ditë jemi mes qytetarëve

Maqedoni9 hours ago

ASH alarmon: A do të fshihet sërish historia shqiptare nga Kalaja e Shkupit? VLEN-i të zgjohet para se të jetë vonë!

NA NDIQ NË FACEBOOK