Lajme
Lëvizja Besa e mbajti besën, kemi raporte korrekte

Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët në ClickPlus në TV21 tha se është befasuar pozitivisht nga veprimet e Lëvizjes Besa në përpjekjet për ta rrëzuar Qeverinë aktuale. I pyetur për bashkpunim të mundshëm me këtë parti, ai shti se kanë “raporte korrekte”.
“Nuk e di. Kemi raporte korrekte në kët rast patjetër ta them publikisht se Besa e ka mbajt besën, patjetër ta them këtë. Ishin në Qeveri, vendosën të dalin, që të krijohet një shumicë për ta rrëzuar këtë Qeveri, dhe në asnjë moment nuk vendosën të ulen të bisedojnë me z.Zaev përsëri”, tha Taravari.
















