Connect with us

Lajme

Aksidenti në Bullgari/ Lëshohet nga Spitali i lënduari i fundit

Publikuar

Pacienti i fundit i cili ishte lënduar në aksidentin e autobusit në autostradën “Struma” në Bullgari sot është lëshuar nga Klinika për Neurokirurgji në spitalin Pirogov në Sofje, shkruan TV21. Ekipi mjekësor i Maqedonisë së Veriut sot pasdite e transferoi pacientin në vend. Në kumtesën e sotme nga spitali Pirogov thuhet se të gjithë shtetasit e huaj të cilët i kanë mbijetuar aksidentit në autostradën Struma janë transferuar dhe gjendja e tyre është duke u ndjekur në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, transmeton TV21.

Ndërkaq kufomat e 45 viktimave në vend do të sillen të premten, informoi zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha, duke shpjeguar se përmes protokollit të organizuar shtetëror do t’u dorëzohen familjeve në shtëpitë e tyre./TV21

NA NDIQ NË FACEBOOK