Connect with us

Lajme

Kuvendi i 11 Dhjetorit/ Degët 8 dhe 10 në Tiranë publikojnë emrat e delegatëve

Publikuar

Dega numër 10 e PD-së së Tiranës ka zbardhur listën me emrat e delegatëve që kanë firmosur për të thirrur Kuvendin në datën 11 dhjetor

Anëtari i kryesisë së degës numër 10 të PD-së, Denis Zavalani tha për mediat se për këtë kuvend kanë firmosur 70 për qind e delegatëve. Dega numër 10 e PD-së së Tiranës, ka gjithsej 74 delegatë, ku 50 prej tyre kanë firmosur për 11 dhjetorin.

Edhe dega numër 8 publikoi emrat e delegatëve që që kanë firmosur për të thirrur Kuvendin në datën 11 dhjetor.

Duke folur për mediat, Mimoza Piku ka bërë të ditur se 56 për qind e delegatëve kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Ajo sqaroi se dega numër 8 ka gjithsej 99 delegatë dhe 56 prej tyre kanë firmosur për 11 dhjetorin.

NA NDIQ NË FACEBOOK