Connect with us

Lajme

Kush është i riu që humbi jetën nga shpërthimi i tritolit

Publikuar

Erion Rexhepi është 27-vjeçari i cili humbi jetën si pasojë e shpërthimit të tritolit këtë të Enjte, në Cërrik. Sipas policisë, dyshohet se 27-vjeçarit i ka shpërthyer sasia e lëndës plasëse në dorë.

“Rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e  quajtur ‘Kryqëzimi i lagjes nr. 3’, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E.R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.

NA NDIQ NË FACEBOOK