Connect with us

OP / ED

Ku qëndron problemi?!

Publikuar

Shkruan: Belkis Latifi

Emisionet si “Big Brother”, “It’s my love”, “Përputhen”, e të ngjashme, janë në qendër të vëmendjes! Që në fillim, nxjerrim në shesh problemin rrënjësor të të rinjëve dhe nevojën urgjente të tyre për të bërë ndryshim konceptual në mënyrën dhe formën e të jetuarit. Vlerat janë shndërruar në antivlera dhe e kundërta, rrjedhimisht, skajshmërisht janë devalvuar normat morale. Shumica absolute e asaj që servohet në medie dhe rrjete sociale, është një bastardim i vlerave dhe e gjitha shkon në llogari dhe disfavor të jetës së promotorit të shoqërisë, rinisë!

Ku qëndron problemi ?! Shuthrrja dhe degjenerimi po proklamohen si model së cilin duhet kapur fort i riu, e pa të cilin ai është demode dhe larg trendit. Në këtë mënyrë bëhemi preh e luftës speciale të tyre me pretekstin e dhënies së një modeli shoqëror dhe të një shoqërie “open majndit”, të ngritur, civilizuar dhe “pro vlerave europiane.”

Adoleshentët, mosha dhe periudha kohore e të cilëve është më e ndjeshme, përcjell ata, i ndjek, i do, dhe si rrjedhojë dhe i bën model të të jetuarit. Mirëpo, a janë realisht akterët e tillë dhe a duhet të jenë si model jetese?! Shoqëria, në veçanti të rinjët, më shumë se kurrë, po përballen me një mungesë modeli, mungesë vizioni dhe objektivi për jetë.

Ç’ne dhe si deri tek kjo gjendje?! (Dua të numëroj dy pika kyçe të cilat sipas meje janë shkaktarët esencial e thelbësor për gjendjen e këtillë)

1. Mosleximi

Nuk është e rastësishme që tek populli ynë mungojnë statistikat për kohën të cilën populli ynë e kalon në të lexuarit e librave. Investimi në arsim, organizimet e librit, shpërblimi i lexueve, garat për dituri, ngritja e shkenctarëve të rinjë dhe promovimi i tyre janë në shpërfillje totale dhe nuk janë fare në fokusin e qeverive, institucioneve relevante, madje nuk shpëtojnë as edhe organizatat joqeveritare! Nuk mund të bëhemi shoqëri e ngritur, e civilizuar dhe e mishëruar në vlera demokratike, së qëndruari larg librave! Derisa libri nuk bëhet prioriteti ynë bazë në jetë, do të gëlltisim në vazhdimësi gjithë atë që n’a servohet. Të gjithë ne, jemi fajtor për këtë mungesë vullneti nga populli ynë për të lexuar. Situata, mendoj unë, është krijuar në proporcion me kontributin e dhënë! Shiko dhe dëgjo se ç’flitet nëpër kuvendet tona, kafenetë, e tubimet e ndryshme, dhe do t’a kuptojmë gjendjen alarmante në të cilën gjindemi! Fatkeqësisht!

2. Pasiviteti

Të gjithë ata tek të cilët akterët e tillë në kokën e tyre kanë arritur piadestalin më të lartë, madje, janë aq të vlerë, sa që buzëqeshja dhe kënaqësia e tyre është e lidhur ngushtë me prezencën e tyre, me të fotografitë e bëra me ta, etj., vjen si rezultat i pasivitetit, mos angazhimit, mungesës së vizionit për jetë, mungesës së objektivave dhe kështu me rradhë.

Të rinjët, kanë nevojë që potencialin, elanin dhe energjinë sublime të cilën e posedojnë, t’a kanalizojnë atë në: arsim, kulturë, projekte dobiprurëse për shoqërinë, aktivitet vullnetar etj., që pastaj, me akterët e tillë, do të ketë kohë të njihet vetëm përgjatë plasimit të lajmeve në rrjetet sociale.

Fatkeqësi, por realitet, dhe atë i hidhur!

NA NDIQ NË FACEBOOK