Connect with us

Lajme

Kovaçevski tregon dy pikat ku do të përqendrohet, dallohet nga Zaevi

Publikuar

Më shumë do të përkushtohem në politikën ekonomike dhe të brendshme në shtet, thotë kryetari i LSDM-së dhe mandatar për përbërjen e Qeverisë së re Dimitar Kovaçevski, i pyetur me cilat karakteristika do të jetë ndryshe nga paraardhësi i tij në parti dhe në Qeveri, Zoran Zaevi.

Kovaçevski, të cilit presidenti Stevo Pendarovski duhet t’ia ndajë mandatin për përbërjen e qeverisë së re, sonte në TV Sitel tha se ende nuk e ka formuar kabinetin e ri qeveritar për çfarë, siç paralajmëroi, nga dita e nesërme do të ketë bisedime dhe më pas do ta bëjë zgjedhjen.

“Është vështirë të flasësh për dallime. Kryeministri Zaev ishte fokusuar në zgjidhjen e çështjeve madhore me rëndësi për shtetin, mos të harrojmë se për ato vendime të mëdha dhe të vështira që u morën sot jemi anëtare e NATO-s dhe jemi në një hap më afër të fillimit të negociatave me BE-në. Ky përkushtim në zgjidhjen e atyre çështjeve ka lënë një zbrazëti në udhëheqjen dhe menaxhimin e politikës së brendshme dhe ekonomike në shtet, gjegjësisht menaxhimin e kuadrove, ashtu që unë më shumë do të përkushtohem në politikën ekonomike dhe të brendshme në shtet”, tha Kovaçevski.

Ai, mes tjerash, tha se nuk ka biseduar me ish-presidentin Branko Cërvenkovskin në periudhën e fundit, si dhe se të gjitha bisedimet për udhëheqësinë e re në parti i ka udhëhequr vet.