Connect with us

Lajme

Konflikt në familje/ Babai qëllon me armë zjarri drejt djalit

Publikuar

Një person është arrestuar nga policia e Kurbinit pasi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt të birit.

Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar.

Në pranga u vu Preng Gega.

“Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit së në fshatin Ferr-Shkopet, Kurbin, kishte një konflikt në familje dhe se babai kishte qëlluar me armë në drejtim të djalit, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Pas disa orësh ndjekjeje u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit Preng Gega, banues në Ferr-Shkopet, Kurbin, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Ky shtetas, pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me një armë zjarri në drejtim të djalit të tij, shtetasit Luan Gega, banues në Ferr-Shkopet, Kurbin, pa i shkaktuar lëndime”, njoftoi policia këtë të Premte.

Efektivët kanë sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë me municion luftarak, të cilën i arrestuari e mbante pa leje në banesë.

NA NDIQ NË FACEBOOK