Connect with us

Lajme

Komisioni i Rithemelimit i përgjigjet Bashës: Përsërite publikisht shpifjet e Ramës

Publikuar

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, i është përgjigjur të gjitha akuzave të hedhura sot nga selia nga ana e Lulzim Bashës.

Në reagimin e Komisionit të Rithemelimit të PD thuhet se sot Basha citoi shpifjet e mediave të Edi Ramës.

Rithemeluesit theksojnë se do të bëjnë transparente ditët në vijim të gjitha kostot e organizimit të Kuvendit të jashtëzakonshëm demokrat.

Gjithashtu Komisioni i Rithemelimit të PD akuzon deputetin Basha se me kompanitë e të afërmeve të tij kanë rrjepur financat e PD gjatë 8 viteve.

Deklarata e plotë:

Deputeti Basha ripërtypi sot publikisht shpifjet e mediave të Edi Rames për organizimin dhe kostot e Kuvendit te Partisë Demokratike.

Kostot modeste të këtij organizimi do të bëhen transparente për mediat ditët në vijim.

Po ashtu kukulla e Ramës shpifi publikisht se për këtë event është kontraktuar bashkëshorti i një deputeteje të Partisë Socialiste.

Hedhim poshtë me neveri këtë shpifje dhe sqarojmë opinionin se kjo është totalisht e pavërtetë!

E mirëkuptojmë zemërimin e z.Basha përse nuk e organizuam Kuvendin me kompaninë e të afërmve të tij por rrjepja që ata i kanë bërë financave të PD këto 8 vjet e ka bërë këtë kompani të papërballueshme për mundësitë tona!

NA NDIQ NË FACEBOOK