Connect with us

Lajme

Kleman Bon: Ka vullnet në Sofje dhe Shkup problemi të zgjidhet sa më parë, Franca e gatshme të ndihmojë

Publikuar

më

Franca vlerëson se për momentin nuk mund të caktohet një datë specifike për fillimin e negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Një zgjidhje për problemet mes dy vendeve duhet gjetur sa më shpejt të jetë e mundur, por përcaktimi i afateve mund të prishë ritmin e procesit. Kështu deklaroi Sekretari shtetëror francez për Çështje Evropiane, Kleman Bon, para gazetarëve në Sofje pas vizitës.

Siç njofton korrespondenti i AIM-s nga Sofja, Kleman Bon tha se ka vullnet tek qeveria e re bullgare dhe tek autoritetet e Maqedonisë së Veriut në Shkup për ta vazhduar dialogun. Sipas Kleman Bon, Franca është e gatshme ta mbështesë këtë proces si partnere dhe si kryesuese e radhës me Këshillin e BE-së.

Që të ruhet stabiliteti i Ballkanit, tha ai, Franca nuk mund të presë shumë gjatë por në të njëjtën kohë duhet të kemi mirëkuptim për problemet që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet t’i zgjidhin.

“Po e lë Sofjen me vetëbesim dhe shpresë, pasi prej autoriteteve bullgare kamë dëgjuar vullnet të gjenden zgjidhje sa më parë”, deklaroi Kleman Bon.

Ai kujtoi se Franca ka kërkuar metodologji të re për negociim me vendet të cilat tashmë i kanë filluar negociatat, si Serbia dhe Mali i Zi, si dhe ato të cilat duhet të negociojnë, si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Këto negociata tashmë nuk duhet të jenë ligjore, teknokrate dhe automatike, duhet pasur edhe proces politik dhe reverzibil në diskutimet për zgjerimin, theksoi sekretari shtetëror francez për Çështje Evropiane.

Gjatë vizitës në Sofje, Kleman Bon ishte pritur nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, kryeministri Kirill Petkov dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska.

Maqedoni1 minute ago

Nikolloski: Mbi 6 milionë euro investime infrastrukturore në Kërçovë

Shqipëri31 minutes ago

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Lajme55 minutes ago

Rrahje masive mes grupeve tifoze maqedonase në Shkup, një i plagosur transportohet me urgjencë

Lajme2 hours ago

Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

Maqedoni3 hours ago

Tomahawk: Maqedonia e krijuar nga Tito – shtet me identitet gjeografik apo projekt politik për të frenuar shqiptarët dhe bullgarët?

Shqipëri4 hours ago

Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

Lajme5 hours ago

Vuçiq kundër dorëzimit të Radojiçiqit: Do të nënkuptonte njohje të Kosovës

Maqedoni5 hours ago

Filipçe kërkon dorëheqjen e Sllaveskit dhe hetim për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni

Lajme6 hours ago

Pas BDI-së, edhe ZNAM-i nuk e pranon propozimin e ri për provimin e jurisprudencës

Maqedoni6 hours ago

Dimitrievski: Përderisa ZNAM është në Qeveri, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase

Kosovë6 hours ago

Tahiri: Me qeverinë Kurti, Republika e Kosovës duhet ta fshijë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Shqipëri7 hours ago

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit! (FOTO)

NA NDIQ NË FACEBOOK