Connect with us

Kulturë

Kinematografia në zi, ndërron jetë aktori shqiptar

Published

on

Ka ndërruar jetë aktori i njohur nga Kosova, Syl Kuqi.

Lajmin e ka konfirmuar Teatri Kombëtar i Kosovës, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i shpreh ngushëllime familjarëve dhe komunitetit artistik.

Kuqi, ishte aktor në Teatrit Kombëtar për dekada me radhës, ndërsa në karrierën e tij ka edhe filma artistik shumë të njohur.

Ai ishte angazhuar vazhdimisht dhe ka lënë mbresa të theksuara tek të gjithë ata që e kanë ndjekur.

Postimi i plotë:

25 dhjetor 2021

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit Syl Kuqi, ish aktor rezident i Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Karriera e aktorit Syl Kuqi ndërlidhet me filmin artistik dhe punën e tij aktoriale në Teatër për dekada me radhë.

Që nga Kosovafilmi, pastaj Teatri Popullor Krahinor, më vonë TKK – ja, si dhe në produksione të filmit të pavarur, ai ishte angazhuar vazhdimisht dhe ka lënë mbresa të theksuara sidomos në fushën e filmit. Teatri Kombëtar i Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Tij dhe mbarë komunitetit artistik.

Menaxhmenti i Teatrit Kombëtar të Kosovës

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com