Connect with us

Lajme

Këtë javë pritet emërimi i drejtorëve nga Alternativa

Publikuar

Emërimi i drejtorëve nga partia e Afrim Gashit pritet të bëhet brenda kësaj jave.

Alternativa do të udhëheqë me dhjetëra drejtori, mes të cilave edhe MEPSO, Fondi Pensional, Agjencia për Investime të Huaja, ndërmarrjen për transport hekurudhor, Spitalin e Tetovës, Burgun e Idrizovës, Drejtorinë e Librave Amë dhe të tjera.

Ndërkaq, Përveç ministrit të shëndetësisë, ministrit të shoqërisë informatike dhe ministrit pa portofol për diasporën, Alternativa do të ketë edhe 3 zv/ministra, edhe atë në arsim, bujqësi e kulturë.