Connect with us

Lajme

‘Kam bërë 4 muaj e gjysmë burg për Lulzim Bashën’, delegatët shpërthejnë kundër kreut të PD-së

Publikuar

Qindra delegatë dhe mbështetës të PD-së janë në radhë për të hyrë në stadiumin Air Albania, ku do të mbahet sot Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Shumë prej mbështetësve të kësaj force politike shprehen të zhgënjyer me Lulzim Bashën.

“Nuk bëhet fjalë që ka qenë dhe do të bëhet më e fortë me Sali Berishën, Luli është kukulla e Edi Ramës”, shprehen disa prej delegatëve.

Ndërkohë që një tjetër tregon se ka bërë burg pas protestave të PD-së në Shkurtin e 2019-tës.

“Sali Berisha ngelet vetëm 1, unë kam bërëe burg për Lulzim Bashën, kam bërë 4 muaj e gjysëm burg, dhe gjyqe, dhe nuk ka ardhur asnjë njeri që të më pyesë”, tha një tjetër prej delegatëve, për gazetarin e Fax News Fatjon Gjinaj.

NA NDIQ NË FACEBOOK