Connect with us

Lajme

Jo VMRO, por qeveria LSDM-BDI e bllokon emërtimin e rrugëve përmes Regjistrit Qendror (Video)

Publikuar

Këshilltarja nga radhët e VMRO – DPMNE-së, Marija Andonovska, Këshilli i Qytetit të Shkupit shpjegohet përse propozoi anulimin e vendimit për emrat e rrugëve dhe bulevardëve, përcjell in7.

Andonovska në pronocimin për media thot se: Nuk kemi problem me emrat, do ti votonim edhe ne. Kemi vërejtje për shkeljen e procedurave.

“Ai është vendim që është miratuar nga përbërja e kaluar dhe para zgjedhjeve dhe shkel disa procedura të caktuara ligjore dhe e njëjta ka ngecur në Regjistrin Qendror të Maqedonisë së Veriut, përveç kësaj ajo është miratuar në mënyrë joadekuate dhe në kohë joadekuate, sipas informatave me të cilat disponojmë, e njëjta ka edhe një sërë parregullsish dmth paqartësi dhe mungojnë disa dokumente për këtë vendim. Për këto arsye kërkojë që ky rend i ditës të plotësohet edhe me këtë pike që të mund të përmirësohen të gjitha parregullsitë në miratimin dhe procedurat e vendimit veç më të miratuar”, tha këshilltarja Andonovska.

Ndryshe, drejtore e Regjistrit Qendror, Marija Boshkovska – Jankovski e cila është e emëruar nga qeveria LSDM-BDI e bllokon emërtimin e rrugëve të Qytetit të Shkupi./in7.tv/

NA NDIQ NË FACEBOOK