Connect with us

Lajme

Ja kur LSDM do të vendos për kuadrot në ekzekutiv

Publikuar

më

Organet e reja të LSDM-së, të cilat duhet të formohen në Kongresin që do të mbahet gjatë javëve të ardhshme, do të shqyrtojë punën e funksionarëve të pushtetin ekzekutiv dhe do të vendosë nëse ata do të mbesin ose jo në funksionet e tyre aktuale edhe në Qeverinë e ardhshme, shkruan Alsat.

Kongresi jozyrtarisht pritet të mbahet nga fundi i muajit dhjetor. Në të do të konfirmohet edhe mandati i kryetarit të ri të LSDM-së Dimitar Kovaçevski i cili një ditë më parë mori mbi 37 mijë vota nga mbi 44 mijë anëtarë të LSDM-së që votuan gjithsej.

“Propozimi i ministrave, gjegjësisht zgjedhjeve kadrovike në LSDM bëhet nga ana e organeve të partisë që nënkupton se do të duhet ta presim vendimin e kryesisë qendrore për atë se cilët janë anëtarët tanë të cilët do të vazhdonin në resorët të cilat do të drejtojë LSDM-ja në Qeveri”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryetar i sapozgjedhur i LSDM-së.

Kovaçevski, në paraqitjen publike para mediave pas fitores, deklaroi se do të ketë ndryshime kadrovike edhe brenda LSDM-së, përskaj disa prej emrave që aktualisht drejtojnë socialdemorkatët. Ai tha do të hapë rrugën për frymë të re në parti.

“Unë disa herë kam thënë se kjo udhëheqësi e partisë, kryesia qendrore dhe ekzekutive janë zgjedhur para vetëm shtatë muajsh. Në mesin e tyre ka një numër të madh profesionistësh, njerëz të cilët karrierën e tyre e kanë ndërtuar si në parti ashtu edhe në profesionet që punojnë. Por unë do ta shfrytëzoj të drejtën statutare që më propozimin tim të propozoj anëtar të kryesisë qendrore dhe më pas të formojmë kryesinë ekzekutive dhe kryesinë e cila në mënyrë më të mirë do t’i pasqyrojë përcaktimet programore”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, kryetar i sapozgjedhur i LSDM-së.

Kryeministri aktual Zoran Zaev do të japë dorëheqje nga pozita e të parit të ekzekutivit pasi të përfundojnë procedurat aktuale në LSDM për riorganizimin kadrovik. Me konstatimin e dorëheqjes së tij, konstatohet dorëheqja e të gjithë Qeverisë. Dimitar Kovaçevski do të marrë mandatin për formimin e Qeverisë në afat prej dhjetë ditësh nga konfirmimi i shumicës parlamentare në Kuvend. ai do të duhet t’i prezantojë Kuvendit kabinetin e ri qeveritar dhe programin e Qeverisë. Procedura në tërësi nuk pritet të rrumbullakohet para gjysmës së dytë të muajit janar.

Maqedoni1 hour ago

Restorantet dhe hotelet shtrenjtohen sërish – çmimet rriten 3.8%

Shqipëri2 hours ago

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

Lajme3 hours ago

Votimi i ndryshim-ligjit për Specialen, Haradinaj: Kjo ishte fitore e protestuesve për ditë të tëra që nuk u dorëzuan

Maqedoni4 hours ago

“Pesë vatra zjarri në të njëjtën kohë në Tearcë”, reagon ashpër Daut Memishi: Përparimi i komunës sonë nuk do të ndalet nga veprimet e papërgjegjshme!

Shqipëri4 hours ago

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

Kosovë5 hours ago

Justina Shiroka-Pula presidente e re e Kosovës

Lajme5 hours ago

Betohet para deputetëve presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

Lajme5 hours ago

PDK-ja i gëzohet miratimit të ligjit për Specialen, thotë se u shmang kriza e re me zgjedhjen e presidentes

Lajme5 hours ago

Reagon Bajrami: Urime Kosovë për presidenten, ju kam thanë se gjashtë deputetët e LDK-së s’e çojnë vendin në zgjedhje

Lajme5 hours ago

Shiroka-Pula në fjalimin e parë: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Lajme5 hours ago

Osmani uron Shiroka Pulën për pozitën e presidentes: E ka mbështetjen time

Maqedoni6 hours ago

Azeski thumbon politikën e sotme: “Më së miri jetohej në kohën e Ljubço Georgievskit

NA NDIQ NË FACEBOOK