Lajme
Iniciativa për falje të vrasësit të Almirit, gazetari Saliu: Agim Nuhiu…

Iniciativa e ministrisë së Drejtësisë që përmes Presidentit të falë vrasësinë e Almirit nga Kumanova po shkakton reagime të ashpëra në opinion, përcjelll zyrtare.net
Gazetari Furkan Saliu përmes një statusi në rrjetin social ku nxjer edhe kërkesën zyrtare që është përgatitur nga Minsitria e Drejtësisë e që në fakt gjindet kërkesa për falje të personit të dënuar për vrasje, Boban Iliç. Saliu duke ia kujtuar Alternativës se për çfarë hetimi ndërkombëtarë e ka fjalën, ai pyet se çfarë bën zv ministri nga rradhët e BDI-së, Agim Nuhiu.
“Ministri i drejtesise kerkon nga Presidenti qe te falet Boban Iliq… Ani bre, le ta falin, se edhe ashtu shume e denun apo? He bre #Alternativ, hetim nderkombetar per rastet e montuara a? Me kend do te behet hetimi nderkombetar? Me Bojan Mariçiqin? BTW ky zv. ministri, mr. Agim Parfum Nuhiu cka ben aty ne Drejtesi? #Absurdistan” , ka shkruar Saliu në Facebook.
Në kërkesën e Minisistrisë së Drejtësisë kërkohet që Boban Iliqit t’i falen muajt e fundit të dënimit prej 4 viteve. Kujtojmë që një ditë më parë, Ministria e Drejtësisë kërkonte faljen e pjesë së ngelur të dënimit me burg të Sead Koçanit, biznesmen i afërt me ish qeverinë e Gruevski-Ahmeti dhe bashkëpunëtor i Mijallkovit./ZYRTARE.net/



















