Connect with us

Sport

Imer Kadriu edhe katër vite kryetar i KM Liria

Publikuar

Klubi i mundjes Liria, gjatë ditës së sotme ka mbajtur kuvendin e rregullt vjetor dhe zgjedhor, në të cilin më vota unanime nga kryesia, Imer Kadriut i’u besua edhe për katër vite detyra e kryetarit të klubit tonë.

Ahmed Ademi sërish u zgjodh nënkryetar i klubit, ndërsa posti i drejtorit i’u besua ish mundësit tonë me përmasa evropiane, Fekri Memishit.Anëtarë të kryesisë u zgjodhën edhe Arsim Zejnullahu, Afrim Xhelili, Lutfi Xhelili dhe Sedat Baftiu (përfaqësues i stafit të trajnerëve në kryesi).

Shpresojmë që kryesia e klubit në katër vitet e ardhshme të arrijë organizim dhe kushte edhe më të mira për mundësit, stafin e trajnerëve dhe gjithë klubin, e këta të fundit, tu’a kthejnë me rezultate dhe arritje kulmore nga vendi dhe arena ndërkombëtare.

NA NDIQ NË FACEBOOK