Connect with us

Lajme

I riu u qëllua pas sherrit në Tiranë/ Detaje nga vrasja në Tiranë

Publikuar

Detaje të reja raportohen nga vrasja e të riut Jurgen Duka (Mëziri) në Tiranë orët e para të mëngjesit.

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia, Duka dhe shoku i tij O.D., kanë hyrë në market dhe pas një debati, ka filluar një konflikt me një person tjetër të paidentifikuar ende.

Sherri ka agravuar dhe ky i fundit ka qëlluar Dukën me armë zjarri duke e lënë fillimisht të plagosur, ndërsa më pas 29-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

Nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminal.

Jurgen Duka është arrestuar në vitin 2020 në kuadër të një operacioni anti-drogë mes Shqipërisë dhe Italisë, ku u prangosën edhe disa persona të tjerë.

Lexo edhe:

Vritet me armë zjarri i riu në Tiranë

NA NDIQ NË FACEBOOK