Connect with us

Lajme

I arrestuar si pjesë e grupit ndërkombëtar të drogës/ E kaluara e të riut që u vra në Tiranë

Publikuar

më

Pamje nga operacioni “Riviera”, që çoi në pranga Jurgen Dukën

Jurgen Duka (Mëziri), i riu i cili u vra me armë zjarri në Tiranë orët e para të mëngjesit rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë.

Në vitin 2020, ai u arrestua së bashku me një tjetër person në kuadër të operacionit anti-drogë mes Italisë dhe Shqipërisë, të koduar “Riviera”. Ai u vu në pranga me qëllim esktradimin drejt vendit fqinj për t’u gjykuar.

Mbetet e paqartë se si viktima u lirua nga qelia.

Operacioni “Riviera” u iniciua nga Prokuroria Rajonale Antimafia në Bolonja, në bashkëpunim me Grupin e Operacioneve Speciale (ROS) të Karabinierisë në Bolonja. Grupi kriminal i trafikut përbëhej nga shqiptarë dhe italianë.

Po ashtu, Jurgen Duka, në vitin 2013, është proceduar për veprën penale “Mashtrimi” dhe në vitin 2014 është proceduar për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Në vitin 2016, Duka është dënuar me 8 muaj burg për veprat penale “Falsifikimi i monedhave”.

Në vitin 2017, është dënuar me 4 muaj burg për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Përndjekja”.

Lexo edhe:

Vritet me armë zjarri i riu në Tiranë

I riu u qëllua pas sherrit në Tiranë/ Detaje nga vrasja në Tiranë

NA NDIQ NË FACEBOOK