Shqipëri
Habit Evi Kokalari ka një ultimatum të fortë për Lulzim Bashën

Evi Kokalari ka shkruar në rrjetin e saj Facebook se Basha duhet të liroj zyrat e kryesisë së PD, “në mënyrë që Komisioni i Rithemelimit të vazhdoj punën që i kanë besuar” delegatët. Bashkëngjitur postimit të saj, zonja Kokalari ka vendosur edhe dokumentin e “Njoftim mbi vendimarrje të Partisë Demokratike të Shqipërisë”.
Postimi i plote i Evi Kokalarit
Zyrat e kryesisë së PD-së duhen liruar, në mënyrë që Komisioni i Rithemelimit të vazhdoj punën që i kanë besuar 4446 delegatë për të bërë.
Duke konsideruar festat, data 5 Janar lë mjaftueshëm kohë që Lulzim Basha të paketoj dhe të dalë në mënyrë civile, pa krijuar incidente, ndryshe do të përballet vetë me vullnetin e 43,385 anëtarëve që votuan për shkarkimin e tij, dhe pse jo, me vetë popullin që ai pafytyrësisht e ka trajtuar si vegël për të ngritur vlerën e pazareve me Ramën.
Uroj që Basha ta marri shumë seriozisht dhe mos ofendoj më as inteligjencën dhe as vullnetin e Shqiptarëve.
















