Connect with us

Lajme

Grabitet “Kredo.al”në Peshkopi | BoldNews.al

Publikuar

Institucioni financiar i dhënies së kredive “Kredo.al” në Peshkopi, është grabitur këtë të Martë.

Policia bëri me dije se “rreth orës 10.00, në një filial banke në qytetin e Peshkopisë, një person i maskuar me kapuç, nën kërcënimin e një mjeti prerës dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe është larguar”.

“Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, po këqyren kamerat e sigurisë dhe po fiksohet çdo provë me qëllim identifikimin e autorit”, njofton më tej policia.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, për kapjen e autorit, shtuan të njëjtat burime.

NA NDIQ NË FACEBOOK