Connect with us

Tech & Auto

Google ia bën të detyrueshme punonjësve amerikanë që të vaksinohen

Published

on

Google i ka thënë stafit të saj amerikan se duhet të vaksinohen kundër COVID-19 deri në mes të janarit ose do të përballen me pasoja serioze duke përfshirë uljen e pagave dhe përfundimisht humbjen e punës së tyre.

Punonjësve iu tha se duhej të kishin deklaruar statusin e tyre të vaksinimit dhe të ngarkonin prova për të, ose të kishin aplikuar për një përjashtim mjekësor ose fetar, deri më 3 dhjetor.

Pas kësaj date, Google tha se do të fillojë të kontaktojë punëtorët që ishin të pavaksinuar ose nuk kishin ngarkuar prova të vaksinimit.

Sipas memorandumit, punonjësit që nuk vaksinohen do të vendosen fillimisht në “leje administrative me pagesë” për 30 ditë, e ndjekur nga gjashtë muaj “leje personale pa pagesë”. Në hapin e fundit, Google do t’i jepte fund punësimit të personit.

Google është një nga disa punëdhënës të mëdhenj amerikanë që ka miratuar një politikë “pa vaksinë, pa punë” për fuqinë e tyre punëtore, megjithëse duket se ka shkuar një hap më tej se disa firma të tjera, shkruan Guardian, përcjell Klankosova.tv.

Firmat financiare amerikane ishin ndër më entuziastet për kthimin e punëtorëve në zyrë dhe gjithashtu ndër të parat që u thanë ekipeve të tyre gjatë verës se vetëm stafi i vaksinuar plotësisht mund të kthehej në selinë e tyre.

NA NDIQ NË FACEBOOK