Bota
Gazeta e madhe italiane ‘Corriere della Sera’, vendos në faqe të parë arrestimin e dy femrave shqiptare: Njëra për drogë, tjetra për vrasje

Femrat shqiptare i shtohen botës së krimit.
“Corriere della Sera” vendos në faqe të parë arrestimin e dy femrave shqiptare: Njëra për drogë, tjetra për vrasje.
fatkeqesisht shqiptarët nuk kanë një imazh të mirë nëpër botë për shkak të implikimit të disa individëve në botën e krimit.
Por tashmë ka raste kur në qendër të këtyre lajmeve janë femrat shqiptare.
Së fundmi prestigjiozja “Corriere della Sera” ka vendosur në faqen kryesore dy lajme në lidhje me dy shqiptare në Itali që kanë bërë bujë të madhe. Njëra shqiptare është Elona Kalesha, e cila akuzohet për vrasjen e çiftit Teuta dhe Shpëtim Pasho në vitin 2015, por në dhjetor të vitit të kaluar trupat e tyre u gjetën në disa valixhe të braktisura pranë burgut Sollicciano në Firence. Ndërkohë lajmi për shqiptaren tjetër është më i freskët pasi bëhet fjalë për “Zonjën e Drogës”, 36-vjeçaren Jona Mullaraj. Dyshohet se ajo u trradhtua nga bashkëpunëtori i saj, pasi ai kishte lajmëruar policinë se kishte ndodhur një vjedhje në Milano.






















