Connect with us

Lajme

FOTO/ Si u kapën 100 mln lira drogë nga Shqipëria në Turqi, 200 forca policie në operacion

Publikuar

më

Autoritetet turke sekuestruan dje një sasi prej 1.5 ton kanabis, e cila ishte trafikuar nga Shqipëria. Media turke ka publikuar detaje nga operacioni i zhvilluar në Mugla, ku morën pjesë 200 forca policore.

Policia turke arrestoi 3 personat në momentin që po tentonin ta transportonin drogën me kamion drejt një magazine. Tre të arrestuarit janë turq.

Nëse droga do të dilte në treg, po sipas mediave turke, do të kapte vlerën e 100 mln lirave.

Trafikantët u gjurmuan hap pas hapi pas informacioneve që kishin autoritetet turke për lëvizjen. Tre turqit e arrestuar po merren në pyetje në Izmir për të zbërthyer rrjetin.

Policia turke kishte informacion që gjatë këtyre ditëve do të dërgohej një sasi e madhe droge nga Shqipëria në Turqi dhe kështu nisi kontrollin e territorit.

Gjatë mëngjesit të djeshëm, policia ka marrë informacion për disa lëvizje të dyshimta në zonë dhe kur kanë shkuar atje fillimisht me helikopter konstatuan tre persona që po përpiqëshin të nxirrnin nga rëra e bregut të detit një kamion, i cili kishte ngecur aty. Duke mos mundur që ta nxirrnin kamionin, tre trafikantët që dyshohet se janë shqiptarë e shkarkuan drogën duke e fshehur në një zonë të pyllëzuar aty pranë, gjë që u pa nga policia.

Në lidhje me operacionin e kapjes së 1.5 ton drogë me origjinë nga Shqipëria në Turqi ka reaguar edhe ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu.

Përmes një postimi në Tëitter, Soylu përgëzon forcat e xhandarmërisë, policisë dhe rojeve bregdetare duke theksuar se gjatë muajve të fundit është rritur ndjeshëm sasia e drogës e kapur në vend.

Lajme25 minutes ago

Kurti njofton se është arritur marrëveshja për “Koalicionin Shqiptar” për zgjedhjet në Serbi

Maqedoni1 hour ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri2 hours ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme3 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni4 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri5 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme6 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni7 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri7 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme8 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Kosovë9 hours ago

Albin Kurti njofton: Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

Lajme9 hours ago

Prindërit ankohen për orarin në shkollën “Liria” në Jabollçisht të Epërm: Fëmijët e klasës së dytë mësojnë bashkë me të nëntat

NA NDIQ NË FACEBOOK