Connect with us

Lajme

FOTO/ Kush është biznesmeni i ekzekutuar në Laç. E kaluara dhe si ndodhi atentati

Publikuar

Personi në foto është Pilot Rroli, 55-vjeçari i ekzekutuar këtë të Premte në Sanxhak-Kurbin. Pilot Rroli, i njohur në zonë si biznesmen i tregtimit të materialeve të ndërtimit ka përdorur dhe emrin Rakip.

Viktima

Atentati

Ai u ekzekutua rreth orës 08:45 me armë zjarri. Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia, Rroli doli nga banesa dhe Sanxhak dhe pasi hipi në automjet mori rrugën që të çon në Kurbin. Teksa lëvizte me automjet, jo larg banesës, u qëllua me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave humbi jetën, ndërsa makina përfundoi në një kanal anë rruge.

Dyshimet e para të grupit hetimor janë se kemi të bëjmë me një atentat të mirëmenduar me autorët që e kanë ruajtur 55-vjeçarin.

“Rreth orës 08:45, në Sanxhak-Kurbin, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Pilot Rroli, i cili po udhëtonte me automjetin e tij. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njoftoi policia.

E kaluara

Hetuesit janë duke marrë në pyetje në kuadër të hetimeve për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur viktima.

Dhjetë vite më parë, 55-vjeccari është arrestuar për plagosje me dashje. Në Qershor 2011, ai u vu në pranga si i akuzuar se në bashkëpunim me tre persona të tjerë kanë dhunuar një 22-vjecar për motive të dobëta. Ky i fundit përfundoi në spitalin e Traumës në Tiranës dhe sipas raportimeve mediatike të kohës, iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Roli u arrestua dhe u akuzua për plagosje të rëndë me dashje. Akuzat kundër tij u hedhën poshtë përfundimisht nga një vendim i Gjykatës së Apelit në Tiranë, më 20 Mars 2013.

Po ashtu, dy djemtë e 55-vjeçarit raportohet se në vitin 2017, janë akuzuar si të përfshirë trafik e droge.

/BN/

NA NDIQ NË FACEBOOK