Lajme
Ambasadori bullgar: Fillimisht krijimi i Qeverisë në Bullgari, më pas vendim për kontestin me Maqedoninë e Veriut

Ambasadori i Bullgarisë në Shkup, Angell Angellov sot në një deklaratë nga Shtipi tha se fillimisht duhet të pritet formimi i Qeverisë politike në Bullgari, e më pas të diskutohet për zgjidhjen e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes, përcjell TV21.
“Bisedimet vazhdojnë, ata asnjëherë nuk kanë ndaluar dhe po zhvillohen me besueshmëri në mes dy ministrive për Punë të Jashtme. Shpresoj që ne kemi Qeveri të re. Nesër është sesioni i parë i Kuvendit të ri të Bullgarisë dhe shpresojmë se qeveria e re politike do të arrij marrëveshje me Qeverinë në Maqedoninë e Veriut. Duhet të lëmë të krijojmë Qeveri, për shkak se në Kuvend ka shtatë parti politike dhe është shumë e rëndë arritja e vendimit”, tha Angellov.















