Lajme
Është normalizuar qarkullimi në rrugën Strugë – Qafë Thanë

Lidhja Automote e Maqedonisë ka njoftuar se prej orës 22:15 është normalizuar qarkullimi në rrugën Strugë – Qafë Thanë.
Në këtë aks rrugor ishte vendosur ndalesë për qarkullim të të gjitha automjeteve që nga ora 19, kjo për shkak të temperaturave të ulëta dhe paraqitjes së ngricave në rrugë, transmeton TV21.

















