Lajme
Ende s’ka ardhur raporti gjerman për tragjedinë në Spitalin Modular të Tetovës

Edhe pse kanë kaluar tre muaj nga tragjedia në Spitalin Modular në Tetovë, ekspertiza e gjermanëve ende nuk ka ardhur.
Nga Prokuroria Publike për “Fokus” shprehen se po dëgjohen dëshmitarë që kanë informacione për tragjedinë.
“Tani pritet ekspertiza e ekspertëve gjermanë që u kërkua përmes ndihmës ndërkombëtare juridike dhe ende nuk ka ardhur. Në ndërkohë dëgjohen dëshmitarë dhe personat që kanë informacione për ngjarjes. Pas vërtetimin e plotë të fakteve dhe dëshmive, do të merret vendim”, thonë nga Prokuroria Publike.

















