Shqipëri
Emrat- Anëtarët e Kryesisë braktisin mbledhjen e Bashës

Kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha, fill pas përfundimit të Kuvendit ka vendosur që të thërrasë Kryesinë.
Të shumtë janë emrat e demokratëve që e kanë braktisur kryetarin e shkarkuar dhe janë rreshtuar hapur krah Berishës.
Edhe sot, ai u braktis nga një sërë emrash në mbledhjen e Kryesisë.
Mësohet se kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Edi Paloka, sekretari organizativ Ervin Minarolli, sekretari për emigracionin dhe diasporën Belind Këlliçi, sekretarja për Çështjen e pronave dhe pronarëve Ledina Mandia, kryetarja e Lidhjes së Gruas Albana Vokshi dhe anëtarët Gent Strazimiri, Aldo Bumçi dhe Gerti Bogdani kanë bojkotuar Bashën./E.K-CNA.al
















