Connect with us

Lajme

E kërcënoi se do ta padisë, Arben Taravari ka dy fjalë për Bashkim Hasanin

Publikuar

Pas deklaratës së kryetarit të BDI-së në Gostivar, Bashkim Hasani i cili deklaroi se ditën e hënë do të padiste për shpifje Arben Taravarin në Gjykatën themelorë Gostivar. News33.tv përcjell se mënjëherë Taravari ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka shprehur së është i gatshëm të luftojë kundër mafias në çdo moment.

“Një here zbuluan drogë në veturën e vëllaut të vet dhe nuk u procesua rasti asnjëhere, mandej i kapën bashkpartiakët e tij në aeroport të Shkupit me 1 ton amfetamina, dhe rasti me siguri ende askundi, dhe tash ia kapën bashkpuntorët më të afërt me 100 kg drogë, dhe tash mafia politike do më padise mua.

Urdhëroni këtu jemi, e luftojmë mafinë!”

Kujtojmë që padia e Hasanit ndaj Taravarit lidhet me deklaratat e tij rreth aksionit policor antidrogë ku u konfiskuan 100 kg marihuanë./News33.tv/