Connect with us

Kosovë

E dhimbshme/ I ngeci ushqimi në fyt, ndërron jetë foshnja 14-muajshe

Publikuar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Skënderaj.

Mjaftoi një rriskë sallami e ngecur në fyt dhe një foshnjë vetëm 14-muajshe ndërroi jetë.

Foshnja me prindër nga Polaci, u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të jetonte pasi ishte e pamundur të largohet pjesa që i bllokoi frymëmarrjen.

Për rastin u informua edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë nuk jep shumë detaje për këtë rast.

Trupi i pajetë i njëvjeçarit është dërguar për ekzaminim.

NA NDIQ NË FACEBOOK