Connect with us

Shqipëri

Denoncimi/ SKANDAL Kuvendi i Bashës mbushet me militantë të PS ( Foto+Emri)

Publikuar

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë eCNA.al, në lidhje me anti-Kuvendin e kryetarit të shkarkuar, Lulzim Basha.

Sipas denoncuesit, Basha po merr në të ashtuquajturin Kuvend, njerëz me precedent penale.

“Dua të denoncoj një akt të paparecedent, ku Basha me ndihmën e Ramës, po merr në foltoren e tij, persona me precendetë të theksuar kriminal dhe janë anëtar të PS”, thuhet në denoncimin e mbërritur në redaksinë tonë.

Më tej në të njëjtin denoncim, është sjellë me foto, emër dhe mbimër, një person, për të cilit thuhet se është pjesë e Partisë Socialiste dhe punon në Bashkinë e Pukës.

Gjithnjë sipas denoncimit, i njëjti person, është me precedent penal dhe aktualisht ndodhet me masën arrest shtëpie, ndërkohë që ndodhet para Pallatit të Kongreseve, duke apeluar për mbështetje të Bashës.

Bëhet fjalë për Gjergj Lalën , i cili në rrjetin e tij social ka hedhur një foto para Pallatit të Kongreseve.

Ky ndodhet në foltoren e Bashës dhe është sekretar i Partisë Socialiste në Pukë. Gjithashtu është në arrest shtëpie, pasi dyshohet për kultivim narkotikësh”, thuhet më tej në denoncim referuar Lalës./E.S-CNA.al


Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK